Kryetari i PDK, Nard Ndoka ka komentuar në rrjetet sociale takimin e Edi Ramës me drejtorët e spitaleve, të cilëve iu kërkoi dorëheqjen brenda 24 orëve, njësoj si për krerët e hipotekave.
Përmes një statusi në Facebook, ish-ministri i Shëndetësisë shkruan se Rama i përdori për vota në zgjedhjet e 25 qershorit dhe tani po i flak. Duke ironizuar, Ndoka thekson se reformë mbi reformat do ishte që Rama t'i bënte thirrje Edi Ramës të dorëhiqej.
"Rama, mbasi i caktoj të gjithë drejtorëve "parcelat" per vota në fushatë dhe ata blenë vota sa mundën, tashti pas zgjedhjeve po kujtohet, se nuk paskën punuar mirë per katër vite!😏
♦️Mirë do ishte, që Rama ti bente thirrje Edi Ramës, të dorëhiqej, kjo është rruga më e shkurtër dhe produktive per të ardhmen! ✌️
🔝Reformë mbi të gjitha reformat, "Super Vetting"!", shkruan Ndoka.

(Postimi i Ndokës në rrjetet sociale)
Kryeministri Edi Rama kërkoi sot nga drejtorët e spitaleve në të gjithë vendin, me përjashtim të atyre të Tiranës, që të japin dorëheqjen brenda 24 orëve, pasi puna e tyre në katër vite ka qenë e dobët për shkak të paaftësive menaxheriale.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com