Ironia e Palokës për Tahirin në
Gjermani: Mos është kamionisti

Ironia e Palokës për Tahirin në<br />Gjermani: Mos është kamionisti<br>
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka shkruar së fundmi një koment në Facebook, ku ironizon largimin nga Shqipëria të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Mediat po flasin per nje Sajmir nga ata te pergjimeve te antimafias italiane, qe paska ikur ne Gjermani. Me siguri do jete ai Sajmiri shofer kamioni se per Sajmirin minister ka dhene garanci Rama qe nuk mund te levizi nga vendi. Votoi maxhoranca ne Parlament qe ti bllokohet pasaporta...” – shkruan Paloka.

“Pastaj eshte bere shume e ngatrruar kjo pune; shume Saje, shume patenta, shume pasaporta, shume euro... Sajmir Tahiri minister ka kusherinj Habilajt, nuk ka skaf po ka dy patenta lundrimi, ka Audi te shitur por ne pronesi ende te tij... Sajmir kamionisti, nuk dihet cfare i ka Habilajt, po ata i bejne dhurata te shtrenjta gruas dhe nenes se tij, mendojne qe 5 milion euro ne muaj nuk i mjaftojne dhe propozojne ti dergojne 20 milion euro “per fushaten e kamionisteve socialiste” – vijon më tej deputeti demokrat.

Politikani i djathtë ngre disa pyetje me sarkazëm: “Sajmir Sota, mban dokumentat e Sajes minister ne makine, fiton tendera nga Saja minister dhe ka 865 mije euro kesh qe thote se jane te tijat. Kush Saje te kete ikur ne Gjermani? Te jete ministri qe ka shkuar me cante per te blere hekur apo kamionisti me dokumenta te ministrit? Ne fund te fundit , Rama ku hyn ketu???”.

“Ai nuk di cfare ben vete, jo te dije se c’bejne gjithe keta Saje”, - e mbyll Paloka komentin.
 

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri