Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim që do të ofronte një zgjidhje për ngërçin politik.

Ky takim është thirrur me ftesë të kreut të Shtetit Bujar Nishani.

Një foto e kapur nga kjo tryezë ka bërë “xhiron” në rrjetet sociale dhe mesa duket nuk i ka shpëtuar edhe kryeministrit Rama.

Në foton e postuar nga kreu i qeverisë është shkruar “O çun na bëjë një foto kshu, Edin ene Jarin kape pa menje”.

Postimi është shoqëruar me disa fytyra duke qeshur me lot.  

rama
(Fotoja e postuar nga Rama)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)