Seanca e Kuvendit ka ndërprerë punimet rreth një orë pas fillimit të saj si rrjedhojë e përplasjes së kryeministrit Edi Rama me deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Edi Paloka. Kreu i qeverisë ironizoi PD-në për çështjen e përgjimeve kur u shpreh se askujt nuk i intereson se çfarë bisedo ish-kryeministri Sali Berisha me kryetarin demokrat, Lulzim Basha, apo dhe për ankesat e Jozefina Topallit.
Rama tha më tej se ajo që dihet është se në PD janë të gatshëm për t'i marrë shpirtin njëri-tjetrit, por kanë mbetur vetëm një tufë e vogël.
"Nëse ju mendoni që Italia mike është përfshrië në një platformë të përbashkët përgjimi për të dëgjuar se ç’a i thotë Saliu Lulit, ç’a i përgjigjet Luli, si ankohet Jozefina për Lulin, e si shumë të tjerë qahen se ka mbetur partia në dorë të Lulit, nuk i intereson askujt, se nuk ka nevojë t’ju dëgjosh ju ç’a mendoni për njëri-tjetrin. është kaq evidente kjo. Sa respekt keni ju për Lulin, sa e do Jozefina Lulin dhe sa të gatshëm do ishit për t’ia marrë shpirtin njëri –tjetrit, por jeni një tufë e vogël, ajo iu mbetet që të hani njëri-tjetrin dhe do mbeteshim pa PD pastaj. Mos i hyj kësaj historie”, u shpreh Rama.
Ky ishte dhe momenti që solli irritimin e Flamur Nokës i cili iu afrua foltores së Kuvendit. Drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj ndërpreu seancën për 10 minuta.
Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka dhe deputeti Flamur Noka kanë kërkuar të ndërpresin seancën dhe përjashtimin e Ramës nga Kuvendit për përdorimin e fjalës "tufë". Ish-ministri i Brendshëm ka tentuar edhe të qëllojë Kryeministrin, por ka ndërhyrë menjëherë Garda e Republikës.
DEBATET
Flamur Noka i afrohet foltores së Ramës
Noka-Ramës: Dil përjashta...
Rama: O çuna, o çuna...
Noka: Të ndërpritet seanca, të largohet ky. Të mblidhet Byroja.
Valentina Leskaj: Uluni. Nuk ndërpritet me dhunë seanca. Bëj kërkesën. Nqs keni ardhur me plan për të prishur seancën kjo është çështja juaj.
Noka: Këtu nuk mund të bëhet seancë.
Leskaj: Ulu! Bëje kërkesën për Byronë.
Noka: Nxirrë përjashta. Nuk ka seancë me këtë këtu.
Rama: Flamuri u mërzit me fjalën tufë....
Noka: Sigurisht...Çfarë kujtove ti...?!
Rama: Dhe çfarë po bën tani, po provon se është pjesëtar tufe. Ulu atje!
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO