Ironia e Ramës: Basha në çadër
dhe në 2046 por... i vetëm

Ironia e Ramës: Basha në çadër<br />dhe në 2046 por... i vetëm
Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur postimet e tij ironike për protestën e opozitës.

Në postimin e Ramës, është bërë me fotomontazh lideri i Partisë Demokratike, i cili qëndron i vetëm në një çadër të vogël e zhvendosur në Kavajë, i thinjur, me mjekër e ndërsa viti shënon 2046.
 
Ky është ndoshta dhe një mesazh për kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky i fundit ka deklaruar se çadra do të qëndrojë deri sa të bëhet e mundur qeveria teknike dhe largimi i Ramës si kryeministër.

E ndërsa Rama me këtë foto lë të kuptohet, ashtu si kurse e ka artikuluar shpesh herë, se 2 kushte e Bashës janë të pa realizueshme, e për këtë arsye ai do të vijojë të qëndrojë në çadër edhe për shumë vite, por që askush nuk do e mbështesë më atë në këtë rrugëtim. 

Fotoja është postuar më 7 maj, dita e dekretuar nga presidenti për mbajtjen e zgjedhjeve në Kavajë, të cilat u shtynë pas tërheqjes së kandidatëve prandaj në foto mbishkruhet "nga pylli i Bedenit në Kavajë".

rama
(Postimi i Ramës)
Redaksia online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)