Ironia e Taulant Ballës: Opozita në 
gjumë, punën e tyre e bëjmë ne

Ironia e Taulant Ballës: Opozita në <br />gjumë, punën e tyre e bëjmë ne
TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë dje në mbledhjen e komisionit parlamentar të Integrimit ku do të diskutohej dhe miratohej pr/ligji për “Efiçencën e Energjisë”. Zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja prezantoi projektligjin përpara ligjvënësve, duke theksuar se sfidë mbetet rritja e investimeve në energji, me qëllim përmirësimin e efiçencës së energjisë.

Në mungesë të kryetares demokrate të komisionit, Majlinda Bregu, mbledhjen e drejtoi nënkryetari socialist, Taulant Balla i cili deklaroi se nga përfaqësuesit e opozitës, vetëm kryetarja Bregu mungon me arsye, për shkak të pjesëmarrjes së saj në një konferencë jashtë vendit. Sipas tij, opozita është në “gjumë” dhe i mbetet mazhorancës që të bëjë edhe punën e saj.

“Shpreh keqardhje time që përfaqësuesit e PD të cilët shpesh herë në këtë komision kanë ngritur shqetësimin se pse nuk vijnë përfaqësuesit e ministrisë së Energjisë në këtë komision, sot zv/ministri është në komision, por Partia Demokratike është akoma në gjumë. Me përjashtim të kryetares, Bregu që ndodhet në një konferencë jashtë vendit”, u shpreh Balla.
 
Situata energjetike 
Zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja u shpreh qeveria u ndesh me një situatë kolapsi në sektorin energjetik, kur erdhi në pushtet 2 vjet më parë. “Në vitin 2013-ë kur ne erdhëm në pushtet gjetëm një sektor energjetik të falimentuar, i pakrahasueshëm me asnjë situatë tjetër të mëparshme në vend, por edhe në botë, krahasuar edhe me vendet e Afrikës, lidhur me terrin total të falimentimit financiar.

Me 72 miliardë lekë aksione negative, pra i gjithë detyrimi ndaj të tretëve në sektor kishte ngrënë të gjithë kapitalin dhe vlerën e aseteve dhe me 69 miliard lekë fitim të munguar në harkun kohor të 4 viteve”, u shpreh Bejtja. Ai theksoi se investimet e CEZ dhe OSHEE për vitin 2012-ë ishin 32 miliardë lekë dhe 27 miliardë lekë investime në vitin 2013-ë. Zv/ministri i Energjisë akuzoi qeverinë “Berisha” se e zhyti KESH-in në borxhë përmes CEZ-it.

Sipas tij, për shkak të overdrafteve të CEZ, 50 dhe 70 milionë euro, KESH-i shlyen çdo vit 17 milionë dollarë detyrime për bankat, sepse nuk është në gjendje që të ripaguajë mbrapa borxhin e krijuar nga qeveria.

“KESH, me dy vendime të parlamentit ka blerë energji dy herë për llogari të CEZ, njëherë 50 milionë euro dhe njëherë 70 milionë euro, duke vendosur edhe KESH-in përballë vështirësive, me overdrafte, për shkak të pamundësisë së qeverisë për të mbuluar këto dy blerje të energjisë”, tha Bejtja, duke shtuar se të ardhurat e energjisë së konsumuar, nuk janë mbledhur.


komisioni pa pd
komisioni pa pd

komisioni pa pd

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët