Një e moshuar nga Durrësi, shtëpia e të cilës është dëmtuar nga tërmeti, është lodhur duke pritur për ndihma në një qendër shpërndarje.
Teksa gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja po raportonte nga qyteti bregdetar, mbi situatën e krijuar nga dëmtimi i banesave, ai i drejtohet zonjës për ta pyetur për hallin e saj.
E moshuara me ironi i thotë se ‘po pret të martohet’, por në fakt kishte mbi pesë orë që priste për zgjidhje.
Gazetari: Nëne, ça po bën këtu?
E moshuara: Pres të martohem
Gazetari: Ju është shembur banesa
E moshuara: Po, mi kanë vënë shirit. Po pres që në orën 10 për ndihmë. Edhe thonë është dëmtuar banesa edhe nuk veprojnë.