Ironia e vëllait të Sokol Olldashit: 
Lufta për burrat, 'çadra' për shiun

Ironia e vëllait të Sokol Olldashit: <br />Lufta për burrat, 'çadra' për shiun
Ardian Olldashi, vëllai i ish­-ministrit të PD, Sokol Olldashi, përmes një statusi në Facebook thumbon kreun demokrat, Lulzim Basha, për vendimin e bojkotit të zgjedhjeve të 18 qershorit.

Duke shprehur mendimin e tij se PD-ja nuk ka pyetur asnjë demokrat, ai thumbon Bashën dhe i kujton se lufta është për burrat, ndërsa çadra, aty ku ndodhet sot PD, është për shiun.

Statusi i Ardian Olldashit në Facebook:
Nga pikepamja ime personale le te bejne cte duan. Nga ana tjeter duket sikur koncepti demokratik (Demokracia (gr. demo – popull, kraci – rend) është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. ) eshte zevendesuar nga aksioni autokratik (Autokracia[1] është një sistem politik në të cilin një individ i vetëm e ka në dorë pushtetin, një personel i kualifikuar dhe me fuqi absolute. )

Nuk po gjykoj nese eshte me mire cadra apo shiu, por fakti qe dikush jo vetem qe nuk ju pyet cfare doni, por ne menyre arbitrare vendos per ju.

Si e quani kete? Une e shoh si mungese respekti dhe konsiderate nese behet ne emer te se mires per PD. Dhe aspak burrerore nese fshihen frikera personale. Lufta fundja per burrat eshte. Pregatitu dhe perballu per ata qe te besuan voten per ta sfiduar rrebeshin e jo per tu mbuluar me cader”. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane