Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe kryetari Belind Këlliçi kanë bërë një protestë simbolike ironike përpara kryeministrisë mbrëmjen e sotme.
/Shqiptarja.com
Ata kanë ndezur qirinj për ta ngushëlluar qeverinë për humbjen e kreut të Cosa Nostras Toto Riina, ndërsa Belind Këlliçi shkruan me ironi se “një tragjedi e rëndë goditi sot qeverinë”.
“Nje tragjedi e rende goditi sot qeverine! I shprehim ngushellimet me te sinqerta Edi Rames per humbjen e idhullit te tij frymezues. Qeveria e Edi Rames nuk ka me asnje dallim nga Cosa Nostra e Toto Rines!”, – shkruan Këlliçi në Facebook.

(Ironia e FRPD-së ndaj kryeministrit Edi Rama me portretin e Toto Riinës )
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com












