Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët duke u thënë “mirëmëngjesi” me kartolinën e bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia, siç e quan çadrën e opozitës.
 
Kryeministri ka ironizuar përmes një statusi dhe një fotoje fotoje se politikanët e ngujuar janë gati të na kthejnë në ‘97-ën, vetëm për t’i shpëtuar vettingut.
 

"MIRËMËNGJES 😀dhe ju uroj gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë me këtë kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia, ku janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë '97.Në këtë 104 vjetor të hedhjes së themelit të sistemit të drejtësisë shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me Drejtësi👊Shtet💪Punë👍Mirëqenie😊; një Shqipëri që nis zbatimin e Vetingut dhe ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në Familjen Europiane🇦🇱", shkruan Rama në Facebook.


statusi rames
(Statusi i kryemnistrit Rama në Facebook)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
🇪🇺