Ironizon Bejko: Ne provincialët 
presim të tjerë të mëdhenj nga Tirana 

Ironizon Bejko: Ne provincialët <br />presim të tjerë të mëdhenj nga Tirana 
Kryedemokrati i Gjirokastrës, Roland Bejko duket se ka zgjedhur të ironizojë kandidatët për kryetarin e FRPD.

Ditët e fundit, dega e PD-së në Gjirokastër është vizituar nga 2 kandidatët, Ervin Salianji dhe Oriela Nebijaj, të cilët kanë zhvilluar takime me strukturat rinore atje.

Dhe për të ruajtur ekuilibrat e një gare që për kryetarin demokrat Lulzim Basha duhet të jetë e barabartë për të gjithë, Bejko poston ne Facebook fotot e takimeve si me Salianjin ashtu edhe me Nebijajn, por duke e shoqëruar edhe më një ironi. “Si "provincialë" që jemi, gëzojmë kur na vjen ndonjë "i madh" nga Tirana për të bërë foto me ta... !

Presim të tjerë të "mëdhenj" të na nderojnë me ardhjen e tyre!”, shkruan Bejko në Facebook.

Më tej ai thekson se si një nga 5-6 themeluesit e parë të FRPDSH, do të presë e do të ndajë me të gjithë kandidatët eksperiencën e tij 25 vjeçare si dhe të njihet me vizionin e tyre për të ardhmen. Ai fton të rinjtë e Gjirokastrës që të anëtarësohen në FRPD për të ushtruar të drejtën e votës për kryetarin e ardhshëm. 

roland bejko

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal