Busti i heroit shqiptar, Isa Boletini është vendosur edhe në komunën Suraj të Maqedonisë në kuadër të 100 vjetorit të vdekjes së tij.

Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, në Sheshin e Flamurit, ka patur dhjetra të ftuar dhe personalitete të cilët kanë vlerësuar kontributin që Isa Boletini ka dhënë për kombin shqiptar.

Në këtë ceremoni nuk mungoi edhe nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini i cili është shprehur se tashmë Shkupi është shumë afër Kosovës.

Përmendorja e heroit kombëtar shqiptar Isa Boletini është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit, ndërkohë që është realizuar si vepër artistike nga skulptori Idriz Balani në Shqipëri.

Me vendosjen e bustit të Isa Boletinit, komuna mendoi edhe për rehabilitimin e sheshit ku u vendos, që iu nënshtrua një rikonstruksioni falë një fondi që komuna Suraj vuri në dispozicion e që kap vlerën e 18 milion denarëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)