Isa Mustafa në Samitin e Liderëve 
në Paris, kërkon liberalizimin e vizave

Isa Mustafa në Samitin e Liderëve <br />në Paris, kërkon liberalizimin e vizave
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Paris ku do të marr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
 
Të hënën, Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm presidenti francez François Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel, kancelari austriak Christian Kern, kryeministri italian Matteo Renzi, zëvendëspresidentja e KE-së, njëherësh përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
 
Në samitin e tretë që zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, do të jenë të pranishëm kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, Miro Cerar kryeministër i Sllovenisë, Tihomir Oreskoviq kryeministër i Kroacisë, Milo Gjukanoviq, kryeministër i Malit të Zi, Emil Dimitrev kryeministër i Maqedonisë, Denis Zvizdiq kryeministër i Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç.
 
Gjatë punimeve të Samitit do të bëhet vlerësimi i progresit të arritur në projektet e deritashme si dhe pritet të iniciohen projekte të reja.
 
Temë e Samitit do të jenë edhe avancimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve në rajon, fuqizimi i ekonomisë dhe bashkëpunimi ndërmjet të rinjve.
 
Gjatë Samitit të Parisit, kryeministri Mustafa do të takohet me drejtuesit e shteteve të BE-së si dhe homologët nga vendet e rajonit.
 
“Takime të ndara, kryeministri Isa Mustafa, do të zhvillojë edhe me drejtues të lartë të Bashkimit Evropian, ku do të theksoj përkushtimin e Republikës së Kosovës në proceset eurointegruese si dhe do të kërkojë përkrahje për fillimin sa më të shpejtë të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së”, thuhet në një komunikatë për media nga kryeministria. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid