Isa Mustafa: Thaçi ka dhënë
dorëheqjen nga gjithë postet

Isa Mustafa: Thaçi ka dhënë<br />dorëheqjen nga gjithë postet
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,  theksoi sot se zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga këto poste, ditën kur është zgjedhur president i Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku Thaçi nuk mori pjesë Thaçi, kryeministri Isa Mustafa i shprehu vlerësim e falënderim për gjithë punën e bërë në qeveri.

Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në një deklaratë të mbrëmjes së 26 shkurtit ka përgëzuar Hashim Thaçin për sapozgjedhjen në postin e presidentit të Republikës së Kosovës, me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka falënderuar deputetët dhe partnerët e koalicionit qeveritar, të cilët në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në dhjetor të vitit 2014, me vullnetin e tyre kanë zgjedhur presidentin e ri të vendit, duke bërë një hap të rëndësishëm në funksionalitetin e mëtejshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës bëri shqyrtimin e miratimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmisionit OST Sh.A. dhe Operatorit të Sistemit dhe Tregut – KOSST Sh.A. Nismën, që u miratua unanimisht, e prezantoi ministi i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Në mbledhjen e sotme, qeveria themeloi Këshillin Organizativ për Manifestimin gjithëpopullor për festimin këtë muaj të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvillon sot mbledhjen e 76-të, të 9-tën në vitin 2016, të cilin e nisi me dy mbledhje brenda ditës së 8 janarit.

Qeveria e Kosovës, me kryeministër Isa Mustafën, e koalicionit të dy partive më të mëdha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, vazhdon punën në vitin e saj të dytë që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014, në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit/atsh

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni