Isa Mustafa: Vizita e Vuçiç në
Kosovë nuk paraqet asnjë problem

Isa Mustafa: Vizita e Vuçiç në<br />Kosovë nuk paraqet asnjë problem
Kryeministri kosovar, Isa Mustafa është shprehur sot se vizita që pritet të zhvillojë nesër në Kosovë kreu i Qeverisë Serbe Aleksandër Vuçiç, nuk është një problem.

“Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë lejen që të vijë në Kosovë dhe kjo për mua nuk paraqet asnjë problem”, citohet Mustafa nga mediat kosovare.

Ai deklaroi se Kosova nuk do të shkojë në zgjedhje deri në vitin 2018, ndërsa shtoi se partia e tij do të dalë e para në ato zgjedhje, pasi LDK ka njerëzit e besueshëm.

Deklaratat, ai i bëri gjatë qëndrimit në Prizren, në cilësinë e kryetarit të LDK-së, me rastin e 26-vjetorit të themelimit të kësaj dege në këtë qytet.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011