Isaac në New Orleans 7 vjet
nga uragani Katrina
Uragani Isaac mbërriti në brigjet e Luizianës më parë seç ishte parashikuar dhe disa orë përpara përvjetorit të uraganit Katrina, që 7 vjet më parë shkaktoi 1800 të vdekur. Stuhi me erëra dhe shira të fortë, kanë përfshirë lumin Misisipi, në jug të New Orleans dhe uragani po spostohet drejt qytetit. 250 mijë banorë janë pa drita.
LUZIANA - Uragani Isaac mbërriti në brigjet e Luizianës më parë seç ishte parashikuar dhe disa orë përpara përvjetorit të uraganit Katrina, që 7 vjet më parë shkaktoi 1800 të vdekur. Stuhi me erëra dhe shira të fortë, kanë përfshirë lumin Misisipi, në jug të New Orleans dhe uragani po spostohet drejt qytetit. 250 mijë banorë janë pa drita.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, Isaac po ecën me një shpejtësi prej 130 km orë dhe ka goditur New Orleans, pikërisht 7 vjet pas dëmeve kolosale që shkaktoi uragani Katrina. Në Luizianë gjithçka është mbyllur. Mbi 250 mijë persona janë pa energji elekrike, ndërsa në disa zona është vendosur ndalim qarkullimi nga ora 8 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Uragani Isaac ka goditur New Orleans gjatë natës me një fuqi të madhe duke shkaktuar dëme, vlera e të cilave do të bëhet e ditur disa ditë më vonë.
EVAKUOHEN 2100 TE BURGOSUR
Mbi 2100 të burgosur janë transferuar në orët e fundit nga burgu i Luizianës, një nga zonat e konsideruara të rrezikshme, drejt një burgu më të sigurtë. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal.
APELI I OBAMES: EVAKUOHUNIPresidenti amerikan, Barak Obama më përpara i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përpiqen të sfidojnë fatin, por të respektojnë rregullat e evakuimit. Edhe në New Orleans mijëra banorë janë evakuar ndërsa qyteti është përgatitur të përballojë uraganin. “Dëgjoni autoritetet, nëse ju thonë të evakuoheni, atëherë bëjeni atë”, deklaroi mbrëmë kreu i Shtepisë së Bardhë. "Isaac" kërcënon të përmbysë brigjet e katër shteteve. Janë me qindra qytetarë të evakuuar, por edhe shumë të tjerë kanë vendosur të mos braktisin shtëpitë e tyre duke mbyllur dyert me fortifikime të posacme për uraganët. Shpallja e gjendjes se jashtzakonshme ne Luiziana i ka hapur rrugën financimeve federale, ndersa qytetare te shumte jane evakuuar.
Uragani ka lënë të vdekur të paktën 24 njerëz në Haiti dhe Republikën Domenikane, si dhe ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në Karaibe.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
40.2%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2635
Lajme të tjera
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52
-
E akuzuar se bëri aksident dhe e la të plagosur, dalin foto nga modelja e njohur në Gjykatë
21 Mars, 20:51
-
Kina: Armë të pa furnizuar kurrë, SHBA-ja nuk tregon me gisht
21 Mars, 20:34
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20