Ish agjenti i CIA-s, John Nixon, i cili ishte personi që identifikoi ish diktatorin irakian Saddam Hussein dhe që e mori më pas në pyetje, është shprehur se rrëzimi i Hussein ishte një gabim i madh për forcat e koalicionit.
Agjenti i CIA-s, m ë27 dhjetor do të hedh në treg librin e tij me titull “Marrja në pyetje e Saddam Hussein”.
Në librin e tij ai përshkruan momentin kur ish diktatori e kishte paralajmëruar për rrënimin e vendit të tij, kjo pasi forcat e koalicionit nuk do të ishin në gjendje ta qeverisnin Irakun.
“Ju do të dështoni në Irak, do ta kuptoni se nuk është e thjeshtë të qeverisni aty. Nuk njihni gjuhën, historinë dhe nuk arrini ta kuptoni mendjen arabe”, është shprehur Hussein gjatë marrjes në pyetje.
Saddam Hussein u rrëzuar nga pushteti më prill të vitit 2003, kohë kur forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe Anglia, arritën ta pushtonin Irakun.
Ish lideri, i cili ishte akuzuar më 1982 për vrasjen e 148 personave, u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje. Ekzekutimi i tij u realizua më 30 dhjetor të vitit 2006 në Kadhimiya të Irakut në moshën 69-vjeçare.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com