Ish-agjenti sekret: Zyrtarët SHISH 
më kërcënojnë, dua mbrojtje

Ish-agjenti sekret: Zyrtarët SHISH <br />më kërcënojnë, dua mbrojtje
TIRANË- Një ish-punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror akuzon zyrtarët e këtij shërbimi se merr kërcënime të vazhdueshme, pas kërkesave të tij për t'u rikthyer në punë pranë këtij institucioni.

Në një intervistë për “A1 Report”, ish punonjësi i SHISH, Remzi Muça deklaron se e kanë larguar padrejtësisht nga puna në vitin 2010.
 
“Në 2010 jam pushuar nga puna pa asnjë motivacion. I kam kërkuar shumë, ish-drejtorit Bahri Shaqiri për të më pritur, por s’më ka pritur asnjëherë. Më pas i hodha në gjyq. Më thanë: mbylle gjyqin, se do të të rikthejmë në punë, por nuk ndodhi. Kur erdhi Visho Ajazi, i kërkova takim. Nuk ndodhi asgjë sërish. Në 2009 kam kryer edhe një shërbim shumë të rëndësishëm e në atë kohë një bashkëpunëtorin tim e futën në burg. SHISH është zero për mua. Jam i kërcënuar, edhe atëherë kur më hoqën nga puna, por edhe sot. Kërkoj mbrojtje dhe drejtësi”,- tha Muça.
 
Muça ka folur edhe për vrasjen e babait të tij në vitin 2013 në xhaminë e Lushnjës, duke akuzuar drejtorin aktual të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazin, se ka deformuar shkaqet e këtij krimi, kjo për të mbrojtur të tjera interesa.
 
“Në 2013 në xhaminë e Lushnjës më vranë babën. Policia thoshte ka vrarë veten. Me ndihmën e kolegëve të mi të Lushnjës dhe të Durrësit, ia kalova shërbimin SHIK-ut dhe në këtë rast rezultoi se babai u vra nga një person me të meta mendore. Nuk është e vërtetë.“- shton Remzi Muça.
 
Remzi Muça, i cili jeton prej disa vitesh në qytetin e Lezhës, thotë se ndjehet i pasigurtë për shkak të detyrave që ai ka patur në SHISH, ndërsa kërkon mbrojtje nga shteti për të dhe familjen e tij.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike