Ish-ambasadori bullgar: Gruevski
kryeministër? Trazira në Maqedoni 

Ish-ambasadori bullgar: Gruevski<br />kryeministër? Trazira në Maqedoni 
"Një nga kompromiset për zgjidhje është që Nikolla Gruevski të mos jetë kryeministër", kështu vlerëson Aleksandar Jordanov, ish-ambasador i Bullgarisë në Shkup.
 
"Shumë e vështirë është që VMRO të formojë qeveri në këtë situatë, ndoshta edhe do të ndodh, por do të ketë protesta të reja", thotë ish ambasadori bullgar.
 
"Një nga kompromiset është që Nikolla Gruevski mos jetë kryeministër, në zgjedhjet e Maqedonisë gjithë janë fitues por e vërteta është se opozita arriti sukses të jashtëzakonshëm. Rezultati është dukshëm i ngjashëm, Gruevski humbi mbi 10% të rezultatit që e kishte më parë", ka thënë Jordanov.
 
Ai analizon se po rritet roli i faktorit shqiptar në politikën e Maqedonisë.
 
"Të gjitha partitë shqiptare kanë qenë kritike ndaj Gruevskit gjatë zgjedhjeve, mirë është që të ketë ndryshime pas këtyre zgjedhjeve", thotë më tej ai.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji