Ish-ambasadori i SHBA letër PD: 
Votoni reformën,nuk jeni kukulla

Ish-ambasadori i SHBA letër PD: <br />Votoni reformën,nuk jeni kukulla
Ndonëse është një nga miqtë e vjetër të Partisë Demokratike në Shqipëri ish ambasadori i SHBA William E Ryerson, kritikon opozitën shqiptare dhe u kërkon deputetëve të saj të votojnë reformën nëse ajo vjen në parlament pavarësisht se çfarë u dikton kryesia e tyre.
 
Në një letër të nisur për redaksinë e gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York, ambasadori shpreh shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u shprehur se është zhgënjyese që PD po tregohet jo elastike.
 
Ryerson shpreson në ndërgjegjen e disa anëtarëve të PD në parlamentin shqiptar të cilët nuk mund të mbeten kukulla të udhëheqjes së tyre por të gjejnë guximin e të votojnë në favor të kësaj reforme, pasi i shërben përpaprimit të vendit.
 
Nëse do të ketë deputetë të tillë shprehet ish ambasadori amerikan do të ketë përgëzimet e tij.
 
William E Ryerson është i pari ambasador amerikan në Shqipëri, pas rënies së komunizmit, ai njihet si një mik i vjetër i shqiptarëve dhe i Partisë Demokratike në veçanti.


Ja se çfarë shkruan tekstualisht ai. 
Është shumë zhgënjyese të lexosh që partia e opozitës në Parlamentin Shqiptar po tregohet kaq pak elastike.
Shpresoj të paktën se disa nga anëtarët e PD-së në këtë institutcion do të gjejnë guximin për të votuar në favor të kësaj reforme, të vojnë në favor të përparimit të vendit, dhe të mos mbeten thjesht kukulla të udhëheqjes së tyre.
Nëse do ta bëjnë këtë do u dhuroja përgëzimet e mia më të përzemërta!
Sinqerisht,
William E. Ryerson
Ish-Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!