Ish-ambasadori rus në SHBA flet
për takimin me këshilltarin e Trump

Ish- ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sergei Kislyak, ka folur për herë të parë për takimin e tij ish- këshilltarin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Michael Flynn.

Kislyak është shprehur se biseda e tij me Flyn ishte krejtësisht e rregullt dhe absolutisht transparente.

Në një intervistë për televizionin shtetëror të Rusisë, Kislyak është shprehur se nuk ishte i gatshëm për të dëshmuar në lidhje me kontaktet e tij me Flynn para Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Michael Flynn, ish- këshilltari i presidentit Trump, dha dorëheqjen nga administrata e Trump pasi u zbulua se kishte pasur kontakte me ish-ambasadorin rus prej nëntorit të vitit të kaluar e deri në inaugurimin e Trump më 20 janar.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht është duke vazhduar hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale, e cila çoi edhe në largimin e trupës diplomatike ruse nga Amerika prej administratës së ish-presidentit Obama, ndërhyrje e cila është mohuar kategorikisht nga Rusia.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove