Ish-ambasadori Sequi emërohet
në krye të diplomacisë në Pekin

Ish-ambasadori Sequi emërohet<br />në krye të diplomacisë në Pekin
Ish-ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi është emëruar ambasador i Italisë në Pekin. Ndryshimi i ambasadorëve italian në Kinë është bërë gjatë këtij muaji dhe bëhet i ditur nga mediat e vendit fqinj. Alberto Bradanini ka qenë më parë ambasador në Pekin, ndërsa është emëruar këto ditë Ettore Sequi. 

Sequi ka lindur në Ghilarza (Oristano) në vitin 1956 dhe që nga prilli 2014 ka punuar si shef i kabinetit në Ministrinë e Jashtme italiane në fillim me Federica Mogherinin dhe së fundmi me ministrin Paolo Gentiloni. 

Ambasadori Sequi e ka nisur karrierën diplomatike në vitin 1985, menjëherë pas përfundimit të shkollës për Shkenca Politike. Sequi ka qenë edhe konsull në Teheran si dhe përfaqësues i Italisë në OKB.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)