TIRANE- Ish-komandanti i Flotës Detare njëherësh dhe ish-atasheu jonë në NATO Kristaq Gërveni është marrë i pandehur nga prokuroria ushtaraka, për shak të vetëgradimit të tij “Admiral”. Këtë gradë ushtaraku i lartë e ka marrë tek rrobaqepësi, duke shtuar me qepje tek uniforma e tij ushtarake disa shenja që përputhem me simbolin zyrtar që ka grada “Admiral”. Vënia nën akuzë të Gërvenit, ka ndodhur në një kohë kur në prokurorinë e Tiranës njëherësh janë duke u zhvilluar veprimet hetimore ndaj 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë, ku njëri prej tyre ka qënë dhe i pandehuri Kristaq Gërveni, në atë periudhë me detyrë Komandant i Flotës Detare Shqiptare.
/Shqiptarja.com












