Ish-bosi i Cosa Nostras, Toto Rina 
86-vjeçar pranë lirimit nga burgu

Ish-bosi i Cosa Nostras, Toto Rina <br />86-vjeçar pranë lirimit nga burgu
Salvatore Riina, apo siç njihet botërisht si Toto Riina falë edhe filmit bazuar mbi jetën e tij “Il Capo dei Capi”, është pranë lirimit nga burgu edhe përse është dënuar me burg për jetë për krime të shumta nën drejtimin e mafias Cosa Nostra.
 
Toto Riina, tashmë në moshën 86-vjeçare, mund të lirohet nga burgu për shkak se “e drejta për të vdekur me dinjitet” i garantohet çdo të burgosuri në Itali.
 
Kjo është konfirmuar edhe nga Gjykata e Kasacionit në shtetin fqinj, duke iu referuar pikërisht rastit të Salvatore Riinas, i cili ndodhet në qeli që prej janarit 1993.
 
"Gjendja e rënduar shëndetësore e tij e favorizon ndjeshëm lirimin nga burgu, por tashmë i takon Gjykatës së Bolonjës që të vendosë nëse Toto Riina përbën akoma një rrezik për shoqërinë", raportojnë mediat italiane.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri