Ish-dekani, Alfred Priftanji: Turp
kërcënimet për “pushim nga puna

Ish-dekani, Alfred Priftanji: Turp<br />kërcënimet për “pushim nga puna
TIRANE - Në këtë debat ëhstë përfshirë edhe ish-dekani i Mjekësisë, Alfred Priftanji, i cili i ka dërguar një letër pasardhësit të tij Bajram Hysa. “Pas leximit të letrës së Zotit Bajram, ndonëse nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e KP, nëpërmjet korrespondencës po arrij të kuptoj këtë ndodhi (tashmë një fenomen). Janë ngjarje që tregojnë se sa janë trashur problemet, të cilat po kërkojnë angazhimin e gjithë stafit, sidomos të institucioneve përgjegjëse. Reagimi im konsiston në dy çështje: “arritjet” në FM dhe “ndodhinë” në KP.

I. Do të desha t'iu informoj lidhur me një të vërtetë të menaxhimit të FM që përmendet në letrën e dekanit të datës 13 korrik 2013. Ky është edhe një detyrim i imi institucional:
Në letër, midis të tjerave, Zoti Dekan shprehet edhe për "vizionin" e tij dhe "arritjet epokale" në mandatin e tij. Kush kupton nga arsimi i lartë, e njeh thënien “në arsimin e lartë kthesat merren ngadalë”. Nuk mund të ketë ndryshime epokale në një vit! Nga sa thuhet ne letër kuptoj, se vizioni i tij (jo ai epokal) përputhet me atë të dekanatit të mëparshëm.

Duke lexuar "arritjet" vërej me keqardhje se nuk thuhet e vërteta: mbi 90% e këtyre arritjeve janë nga dekanati 2008-2012. Gjatë vitit 2012-2013 është bërë vetëm "prerja e shiritit" apo "inagurimi"i projekteve të hartuara nga dekanati paraardhës. Provat i gjeni në letrën e 8 mars 2012, që i kam nisur atëherë dekanit të ri dhe stafit të FM, me rastin e dorëzimit të detyrës, si dhe në gjithë dokumentacionin respektiv të arshivuar në FM. Fatkeqësisht, disa prej këtyre investimeve nuk janë realizuar: a) ngrohja e godinës së lëndëve paraklinike dhe kondicionimi (aq i domosdoshëm) i sallës së leksioneve në këtë godinë.

b) ngritja e Laboratorit të Kërkimit Shkencor (investim i TIKA-s mbi 400.000 euro), projekt i miratuar nga specialistët turq të Universitetit të Ankarasë. Në tetor-nëntor 2011 TIKA ishte në procedurat e tenderimit të 49 aparaturave laboratorike ndër më të sofistikuarat.

2. Edhe Projektet e zhvillimit të FM, të përmendura në letër janë vizioni dhe realizime të dekanatit të mëparshëm: a) Projekti i Reformës Kurrikulare b) Projekt-bashkëpunimi me Université de Versailles në fushën kurrikulare e më gjerë c) Projekti kërkimor-shkencor: ERAËEB (Erasmus Mundus-Ëestern Balkans)-me Roterdamin, Munihun, Romën, Austrinë, Torinon u miratua në 2011. Zoti Bajram, Mendoj se NDRYSHIMI dhe arritjet tuaja të vërteta janë : a) Dhënia e titujve apo mbrojtjet e doktoraturave të shumta b) Zëvendësimi i provimit të shtetit me mbrojtjen e një teme, tek studentët c) Konferenca me studentët d) Buletini e) Ndërtimi i sallës së muzeut të FM.

Dhe së fundi, me lejoni të nderuar kolegë:
Nuk do të doja të ishte në “VIZIONIN PERSONAL” të cilitdo DEKAN, kërcënimet për “pushim nga puna” apo “dërgim në prokurori” i profesoratit tonë të nderuar, si Profesori shkencëtar GENC SULCEBE! Apo dënimi, penalizimi, shantazhimi i profesorëve më të nderuar të FM për reagimin dinjitoz e kurajoz në mbledhjen e Këshillit të Profesorëve ndaj padrejtësisë e veprimeve antiligjore! Keqardhje e vërtetë!”

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 20.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!