Njëri ndër ish-deputetët demokratë më kritikë komenton lëvizjet e fundit në PD dhe raportet Berisha-Basha. Ish-deputeti demokrat dhe njëri ndër kritikët më të ashpër të ish-kreut të PD Sali Berisha, tashmë thjeshtë pedagog në Universitet, Mark Marku ka deklaruar se PD vijon të drejtohet nga Berisha.
“Berisha deri më tani nuk ka lënë asnjë shenjë që do t’ia lërë drejtimin e PD Bashës. Ky i fundit nuk ka mundësi që të bëjë opozitë derisa të ketë kontroll të plotë brenda strukturave të PD. Është lideri që ka legjitimitetin më të madh se gjithë liderët e tjerë, por ka pushtetin më të vogël. Në gjykimin tim nuk ka kurrfarë legjitimiteti”, është shprehur Marku për mediat. Duke komentuar dhe veprimin më të fundit të Berishës që urdhëroi deputetët demokratë të braktisnin sallën e Kuvendit. “Para tre ditësh Basha tha se do të kemi një opozitë konstruktive, ndërsa pas tre ditësh zoti Berisha u dha urdhër deputetëve dhe i nxori nga salla.
Krijoi një skenë që më tepër se zotit Rama, ai i drejtohej zotit Basha, për t’i thënë se opozita nuk do të jetë siç do ti por siç dua unë. Berisha vazhdon të ketë ndikim shumë të madh në PD. Berisha do ta ketë të vështirë të vendosë autoritetin tek një pjesë e PD”, ka nënvizuar Marku. Për të cilin ka qënë shumë e rëndësishme të mendohej më parë për përzgjedhjene kandidatëve për deputetë, pasi tashmë ka të tillë që nuk i lidh asgjë me PD dhe patjetër që do të ketë rrjedhje votash. “Ka patur rrjedhje votash dhe do të ketë plot të tjera sepse kriteret me të cilat i ka zgjedhur Berisha deputetët, ishte vlerësimi i emrave me sa më pak personalitet.
Këta njerëz që nuk të kundërshtojnë, kur t’i humbet pushtetin të ikin të parët. Vetë konfigurimi parlamentar është i mjerueshëm dhe nuk të premton asgjë. Ka disa personalitete, por janë të kompromentuara me pushtetin dhe nuk bëjnë dot opozitë”, është shprehur Marku. Duke parlajemëruar në këtë mënyrë se në vijim të sesionit parlamentar vendi do të përballet me një opozitë të dobët dhe pa fuqi reaguese dhe për pasojë nuk do të mundin të godasin mazhorancën në pushtet.
Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com