Ish-deputeti i PD merr një detyrë
të rëndësishme shtetërore

Ish-deputeti i PD merr një detyrë<br />të rëndësishme shtetërore<br>
Helidon Bushati, i cili u tërhoq nga gara për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, pasi Basha e renditi të katërtin në listën e Shkodrës, ka marrë një detyrë të rëndësishme shtetërore. Bushati do të jetë anëtar në Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës, pasi u votua në Kuvend.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti i PD, i cili përcjell një falënderim për demokratët dhe shton se kjo detyrë e inkurajon dhe i rrit besimin të shërbejë me profesionalizëm në këtë organ publik, me qëllim mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg.

Postimi i Bushatit:
Një detyrë e re që më ngarkon me përgjegjësi! Sot Kuvendi më votëbesoi dhe më ngarkoi me detyrën e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Falënderime pa fund për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe kryetarin Lulzim Basha, të cilët mes shumë emrash profesionistësh me integritet, zgjodhën të ma besojnë mua këtë detyrë.

Kjo detyrë më inkurajon dhe më rrit besimin të shërbej me profesionalizëm në këtë organ publik,me qëllim mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, si një e mirë publike.

Emri im ishte propozim i grupit parlamentar të Partisë Demokratike për vendin vakant në këtë institucion, i cili ka një rol të veçantë në jetën dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ndiej angazhimin ta përmbush këtë detyrë me korrektesë deri në fund.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane