Ish-deputeti i PD: Vota për Lul Bashën
mallkim, duhet të ngrihemi kundër tij

Ish-deputeti i PD: Vota për Lul Bashën<br />mallkim, duhet të ngrihemi kundër tij
Ish-deputeti i PD-së, Fatos Hoxha deklaron se vota për Lulzim Bashën në zgjedhjet e 22 Korrikut është mallkim për PD.
 
Ai shprehet se PD ka vetem nje opsion, çlirimi nga pengmarrja dhe grabitja, e cila fillon me pengimin e Bashes me çdo kusht qe te uzurpoje per nje mandat tjeter Partine.
 
“Ka vetem nje menyre per te shpetuar nga ky mallkim: te ngrihemi te gjithe kunder tij” thotë Hoxha.
 
Reagimi i plotë
Vota per Bashen, si mallkim per PD-ne
 
Te dashur miq, mos me quani as tendencioz, as ogurzi. Po te doni mos me besoni, biles edhe mund te me shani, por kjo nuk ndryshon asgje tek fakti, se vota per Bashen eshte mallkim per PD-ne.
 
Analizoni me serozitet dhe gjakftohtesi mandatin udheheqes te Bashes ne keto kater vjet dhe do dilni dhe ju ne te njejtin konkluzion. Qe kur e vune ne krye te PD-se njeriu ka sjelle vetem dem:
 
– Dem me drejtimin pa gjak, pa ide, pa kurajo, pa personalitet, pa dinjitet, thjesht pa koke te Partise;
 
– Dem me ngritjen ne piedestal te mediokritetit dhe zhberjen e vlerave perfaqesuese;
 
– Dem me çngjyrimin e Partise;
 
– Dem me kaosin dhe paqartesine vrastare te vijes politike;
 
– Dem me aksionin politik kontradiktor;
 
– Dem me çmobilizimin e anetaresise dhe nxitjen artificiale te konfliktit të brendshem;
 
– Dem me platformen e ceket elektorale dhe listen joperfaqesuese te kandidateve;
 
– Dem me “shitjen” e mandateve per deputet dhe dy here dem me marreveshjen tradhetare me kundershtarin;
 
– Dem me genjeshtren per garantimin fals te zgjedhjeve dhe dy here dem me fushaten memece zgjedhore;
 
– Dem me mosnjohjen e humbjes se merituar dhe dy here dem me rikanidimin per kryetar.
 
Analizoni me serozitet dhe gjakftohtesi mandatin udheheqes te Bashes ne keto kater vjet dhe nuk do gjeni dot asnje dobi politike ne veprimtarine e ketij udheheqesi. Provojeni, ju lutem! Merrni laps e leter dhe beni listen tuaj te te mirave qe zoti Basha i ka sjelle PD-se dhe anetaresise me lidershipin e tij. Leshojeni doren, tregohuni bujare me te! Pastaj krahasoni dobine me demin qe na ka bere, PD-se dhe gjithe demokrateve te Shqiperise, dhe do kuptoni mallkimin qe na ka rene mbi koke.
 
Ka vetem nje menyre per te shpetuar nga ky mallkim: te ngrihemi te gjithe kunder tij.
 
Une nuk ju ftoj te votoni Selamin edhe pse Selami ia njeh dhe shpreh qarte semundjen PD-se, kupton demin e Bashes dhe fajin e Berishes, njeh dhe vleren kuruese te drejtimit demokratik perendimor. Nuk ju ftoj te votoni kunder, apo te nxirrni votat tuaja te pavlefshme edhe pse e di se vota masive e pavlefshme ose kunder jane grusht derrmues per uzurpatorin e Partise. Nuk ju ftoj te bojkotoni procesin, apo te mbeshtesni Alizotin, Topallin, Patozin, Mustafajn, Harxhin, Ollin apo Deden edhe pse e di se te gjitha keto alternativa jo zyrtare, veç e veç kontradiktore, te gjitha se bashku japin shprese. Nuk ju ftoj te beheni aktiviste te Levizjes per Shpetimin e PD-se, edhe pse e di se tek kjo levizje eshte embrioni i shpetimit te vertete. Une ju ftoj t’i beni te gjitha keto dhe çdo gje tjeter qe na çliron nga ky mallkim, gjithshka qe shpeton PD-ne, gjithshka qe na rikthen ne jete.
 
Me date 22 korrik Basha ka projektuar nje gare formale dhe me rezultat te paracaktuar. Ne kete gare beteja e Selamit kunder Bashes eshte si beteja e Davidid kunder Goliathit. Me date 22 Basha kurorezohet uzurpator. Nese doni te shpetoni PD-ne ne kete date, alternativa juaj eshte nje: votoni “te voglin” dhe refuzoni “te madhin”, jepini besimin sfidantit shpreseplote dhe ndeshkoni kryetarin fodull, sepse Selami, sido qe te jete, i jep PD-se fryme, kurse Basha, çfaredo qe te beje, ia merr PD-se frymen.
 
Me date 22 e me pas PD-ja ka vetem nje opsion, vetem nje shprese, vetem nje shpetim: çlirimi i PD-se nga pengmarrja dhe grabitja fillon me pengimin e Bashes me çdo kusht qe te uzurpoje per nje mandat tjeter Partine.

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit