Ish-deputeti i PS: Bosi i Tahirit është
Edi Rama, ja informacionet që kam

Ish-deputeti i PS: Bosi i Tahirit është<br />Edi Rama, ja informacionet që kam<br>
Ish-deputeti socialist Eduard Ndocaj shprehet se bosi i Tahirit është Edi Rama. Ai thotë se qeveria duhet të rrëzohet dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas zbulimit të përgjimeve.

Statusi i Eduard Ndocajt
Për raste të tilla është mirë të presim gjithmonë verdiktin e drejtësisë dhe në këtë rast nëse nuk ka funksionuar drejtësia shqiptare, jam i sigurt se drejtësia italiane do të funksionoj.

Po ashtu sipas informacioneve të mia, italianët me 07 e tyre kanë kohë që janë në territorin tonë dhe kjo ka ndodhur për faktin se krimi i organizuar shqiptar, i lidhur më politikën, i mbështetur nga politike për shërbimet e pushtetit, nuk është më vetëm një problem i vendit tonë, por është një problem serioz për Italinë, sepse veprojnë fuqishëm në Itali, por edhe për marrëdhëniet e barabarta që kanë vendosur me organizatat mafioze në Itali.

Mund të themi se krimi organizuar në Shqipëri, falë promovimit nga pushteti të mbjelljes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, është, po kthehet nga organizata spontane gangsterësh, në organizata serioze mafioze, sepse për nga historiku, dihet se mafia bashkëjeton ose kërkon të bashkëjetoj me institucionet e dobëta shtetërore mbi bazën e arsyetimit reciprok.

Edhe pse po e sulmojnë të gjithë Saimir Tahirin, e ndoshta me të drejtë se ka qenë Ministri i Brendshëm i Policisë për katër vite, mua më vjen keq për të, sepse mund të ishte një djalë që do i shërbente vendit nëse nuk do të kishte pranuar t’i shërbente pa kushte Ramës.

E kam thënë disa herë, se Shqipëria është shumë me keq se sa duket në lidhje me kriminalitetin dhe lidhjet e tij me pushtetin. Për të fat të mirë shqiptarët nuk e kanë kuptuar tamam situatën, se ndryshe do të largoheshin brenda natës.

Politikisht Bosi i Tahirit është Rama e nëse arsyetojmë me logjikën se krimi ka lidhje e mbështetje nga politika, atëherë arsyetimi na çon se Rama është simboli i së keqes dhe Tahiri është thjeshtë vegla që ka pranuar të përdoret pa kushte.

Unë, jam i sigurt se Rama për të shpëtuar vetën do e arrestoj Tahirin, sepse kështu eliminon një kundërshtar të ardhshëm, një person që din shumë e nuk duhet të ketë më lirinë për të rrëfyer, por shqiptarët duhet të jenë të bindur se problemi nuk është Tahiri, por Rama, rrëzimi i Ramës, zgjedhje demokratike, largimi i të inkriminuarve, drejtësi për të gjithë, Vetting për të gjithë janë alternativa e vetme për një Shqipëri Europiane.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)