Ish-deputeti i PS, Harasani: Një 
kontrabandist u kandidua ambasado

Ish-deputeti i PS, Harasani: Një <br />kontrabandist u kandidua ambasado
TIRANE - Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i larguar prej 4 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andis Harasani, akuzon Ministrinë e Jashtme se ka propozuar për një ambasador një hajdut dhe kontrabandist.
 
Në një status në Facebook, Harasani shkruan: “Mjerë‪ Shqipëria e mjerë ‪diplomacia”. “Me çu ambasador një hajdut e një kontrabandist!”
 
Ndonëse nuk përmend emra konkretë se për kë bëhet fjalë, janë ndjekësit e Harasanit në rrjetet sociale, ata të cilët informojnë se bëhet fjalë për kandidatin për ambasador në Turqi, Genti Gazheli.
 
Ky i fundit u akuzua pak ditë më parë nga ish kryeministri Sali Berisha për kontrabandë dhe pastrim parash. Në shtator të 2013-ës, Gent Gazheli u emërua nga kryeministri Edi Rama drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme kundër Pastrimit të Parave.
 
Ai u largua nga detyra dy javë më parë, ndërsa u kandidua nga Ministria e Jashtme për ambasador në Turqi, kandidaturë e cila u miratua dje nga komisioni për Politikën e Jashtme dhe iu përcoll Presidentit Nishani për dekretim

Redaksia Online
Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti