Donika Kadaj Bujupi sot zyrtarizoi bashkimin në Lëvizjen Vetëvendosje, pas braktisjes ditë më parë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku kishte kaluar vitet që nga themelimi i saj.

Ajo sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së përmes një deklarate formalizoi vendimin e saj si “një vazhdim në lëvizjen që u qëndroi parimeve të veta, raporton Koha.net. Lëvizja më priti ngrohtë për të arritur bashkërisht zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo është deklarata e saj.

"Qe 7 muaj bashkudhëtuam në rrugën e shenjtë për Republikën. Duke qenë bashkë ne ia dolëm, e fituam betejën e parë. Ishim te pandarë gjithkund. E zgjuam popullin për të kërkuar ndryshim. Për të jetësuar ëndrrën duhet shumë punë e unitet, duhet vullnet nga ne e shoqëria civile. Ky vendim imi është një vazhdim në lëvizjen që u qëndroi parimeve të veta, pavarësisht nuk u tundua asnjëherë për pushtet. Lëvizja më priti ngrohtë për të arritur bashkërisht zhvillimin e qëndrueshëm.

Zyrtari i lartë i kësaj Lëvizjeje, Hydajet Hyseni, duke e quajtur “shqetësim absurd” nga rritja e Vetëvendosjes, aderimin e Donika Kadajt – Bujupi në të e cilësoi faktor në shndërrimin e VV-së në faktor bashkues"
-tha Bujupi

Redaksia online
(Shqiptarja.com)