Ish-deputetja e PD-Ruçit:Po
paralajmëron fundin e demokracisë

Ish-deputetja e PD-Ruçit:Po<br />paralajmëron fundin e demokracisë
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, ka komentuar me tone të ashpra situatën e krijuar në një ditë më parë në Kuvend, pas debateve të forta mes Lulzim Bashës dhe Gramoz Ruçit. Deda e quan situatën e djeshme një skenë shëmtirë si në vitin 1946m kur opozitës i mbyllet goja.

Në faqen e saj në “Facebook”, ish-deputetja demokrate sulmon ashpër Ruçin, duke thënë se me gjeste kalecesh e gjuhë helm ai po palarajmëron funeralin e demokracisë. Sipas saj, është kohë alarmi e lemerie, duke shtuar se askush nuk mund ta parashikojë vizionin psikoman të kryeministrit shqiptar
 
Postimi i plotë:
Alarmi eshte pak-Kohe tjeter
nuk ka.
--------
Ja dhe skena shemtire si ne vitin 1946 kur opozites i mbyllet goja.Me xheste kalecesh e gjuhe helm,me gjithe mediokritetin e mitomanine e dikurshme te diktatures kadavra e komunizmit Gramoz Ruçi paralajmeron funeralin e demokracise!
Krimi ka marre qytetari.Asnje qytetar i ketij vendi nuk ka as sigurine minimale per jeten.
Droga mbush male e dete ndersa pallatet e oligarkise politike rivalizojne qiellin.
Ambasadori i SHBA dhe agjensite e institucionet nderkombetare jane te alarmuar.
Askush nuk mund te parashikoje vizionin psikoman te kryeministrit shqiptar i cili dirigjon e experimenton nje skizorepublike.
Moderniteti e opurtuniteti demokratik i opozites po perballet me arrogancen e pushtetit.
Institucionet jane terrorizuar ne tendence te plote per tu privatizuar.
Fjala e lire dhe çdo princip i demokracise po thahet si palmat e autostrades.
Eshte kohe alarmi e lemerie.
Dikush mund te thote se demokracia nuk ka tjeter peshore veç votes dhe voten e ka mazhoranca.
Po cilen vote?!Voten e hashashit e te bandave te krimit!Voten e shantazhit dhe intimidimit te administrates,ushtrise e policise politike! Kjo nuk eshte voté.
Eshte ndeshkim e mallkim i demokracise.
Tani ne Skizorepubliken e Edi Rames nuk flitet më per demokraci dhe integrim por per mbijetese e largim.
A duhet te thyhemi,a duhet te mposhtemi?
Kurre! PD- ka lindur ne kohe me te zorshme e ka kaluar momente më kritike.
Ajo eshte misionare dhe misionaret nuk sprapsen.
Sot eshte alarm kombetar.Nuk ka me pritje.Nuk ka ngelur gje tjeter veç gremines.Edi Rama eshte thelluesi i gremines tone.Ai nuk njeh kufi.Nuk duhet ta lejojme.Nuk duhet ta tolerojme.
Kohe tjeter nuk ka!
Sot opozite jane gjithe shqiptaret,miqte e Shqiperise,gjithe nderkombetaret!Eshte koha te perballemi.Jo perballje per tu perballuar por perballje per ti rrezuar..! AD

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin