Pas mbylljes më sukses të vitit 2014, gjatë së cilit janë vënë në skenë rreth 80 shfaqje, tashmë Teatrin eksperimental e prresin shfaqje të reja të cilat kanë në thelb edhe tema sociale për të sensibilizuar kështu edhe publikun që I ndjek nga afër. E megjithatë drejtori Kiço Londo për këtë sezon të ri premton më shumë argëtim për publikun dhe sigurisht për të afrimi i aktorëve të rinj në teatër mbetet prioritare për t’i dhënë kështu mundësi atyre të eksperimentojnë me shfaqjet e për të nxjerrë në pah karakterin e vetë teatrit që është argëtimi i publikut.
Shfaqja më e afërt në TKE “Spahivogli” do të jetë në datat 7- 11 Janar dhe 14-18 Janar 2015 ora 19:00. Titullohet "Vërtitu kokë e prerë", sipas baladës së Petrit Rukës kushtuar Ali Pashë Tepelenës. Regjisor do të jetë Naum Shundi. Poezitë do të interpretohen nga Bujar Asqeriu, Alesia Xhemalaj dhe do të shoqërohen nga grupi polifonik ANTEA dhe vajtojca Mimoza Kosturi. Kjo shfaqje ka edhe elementë të koreografisë nga Arian Sukniqi. Skenografia mban emrin e Bashkim Zahaj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)