Ish-drejtorët e Berishës në
krye të "frymës së re" të Bashës

Ish-drejtorët e Berishës në<br />krye të
TIRANE- Zgjedhjet në degët e PD tashmë janë kthyer në një garë mes ish- drejtorëve apo funksionarëve të lartë gjatë qeverisjes së demokratëve. Thuajse në të gjithë rrethet emrat më të përfolur, apo që janë propozuar për kryetar të degëve janë ata që kanë mbajtur poste të larta drejtuese dhe vetëm në pak raste vihet re kandidimi i ndonjë emri të ri.

Duket se një fenomen i tillë ka sjellë që dhe vetë përmbyllja e procesit të kalojë në një ngërç. Ndërsa në lojë kanë hyrë si grupet edhe ata që quhen “xhaketa të vjetra”, qoftë dhe ata që mbështesin emra të ardhur nga ajo që mund të quhet “fryma Basha”. Në të shtatë degë të rëndësishme, vihet re dalja me figura që kanë pasur poste të larta.

Kandidaturat
Në listën e emrave që do të kalojnë për votim nga degët janë të përfshirë dhe prefektë të ish mazhorancës, ish deputetë, por dhe kandidatë për deputet të listës së fundit. Ndërsa shihet që thuajse të gjithë konkurrentët e tjerë kanë mbajtur funksione drejtuesish, ose në ujësjellës, apo dhe tek transportet në rrethe. Madje dhe në një kandidaturë shihet si i punësuar dhe në Bashkinë e Tiranës.

Gjithësesi burimet e “Shqiptarja.com”, shprehen se veç emrave të renditur ka dhe një sërë kandidatësh të tjerë. Por se prej zgjedhjes së delegatëve personat që kanë qenë funksionarë kanë dhe më shumë mbështetje apo dhe shanse për të fituar mandatin. Ndërsa shihet se dhe propozimi i tyre ka nga pas mbështetje të deputetëve aktual të cilët janë futur në një luftë të heshtur për të pasur më shumë ndikim në zonë.

tabela e konkurrenteve ne pd

Rifreskimi
Pikërisht në datën 8 dhjetor, në ditën e Rinisë, kryetari i PD-së shpalli nismën e rifreskimit të demokratëve. Madje në atë kohë u theksua një hapje e re e kësaj partie si dhe mbështetjen e një brezi të ri. “Në ditën e shënuar të Rinisë dhe Lirisë, Partia Demokratike shpall çeljen e fushatës për zgjedhjet e reja në Parti, shpall një hapje të re të fuqishme ndaj brezit të ri të Shqipërisë, ndaj intelektualëve, ndaj njerëzve të lirë pa dallim, burra dhe gra, në qytet dhe në fshat, që ndajnë me ne vizionin politik të Lirisë dhe Zhvillimit, që duan të kontribuojnë si anëtarë të PD për fuqizimin dhe modernizimin e saj si dhe ribashkimin”, u shpreh Basha në atë kohë.

Madje ai theksoi se duke qenë se është hera e parë e riformatimit pas daljes së PD në opozitë, ristrukturimi do të sjellë zgjedhjen e emrave më të mirë të demokratëve, si dhe do të shihen përgjegjësitë që sollën humbjen e thellë të zgjedhjeve parlamentare.

Rezultati
Por, pavarësisht kërkesës për afrimin dhe daljen me emra të rinj si dhe me vendosjen e koordinatorëve apo rregullave të reja, sërish në degët e selisë blu, emrat e ofruar duket se janë po ata që ishin. Madje të lë përshtypjen së sërisht janë të besuarit e ish-kryetarit Berisha. Ky I fundit duket se në dhënien e dorëheqjes nga kreu i PD mori përsipër përgjegjësitë e humbjes, por duke i dhënë terren të hapur, apo mbështetje konkurrimit të të njëjtëve emra që kanë drejtuar më parë institucionet apo kanë garuar për deputet. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale