“Boll u more me "armiqt e klases", merru me pune tani , se Shqiperia ka njemije e nje halle!”, shkrua n Havari.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ramës, i cili i sqaron Havarit, që e quan mik, se merret përditë sa gdhin e derisa vjen mesnata me punë, duke i dhënë atij të drejtë se duhet bërë më shumë.
“Miku im, uroj te jesh mire dhe une me pune, sic e di edhe ti, merrem perdite sa gdhin e derisa vjen mesnata, por duhet me shume ke te drejte”, thuhet në komentin e Ramës.
Ndërkohë, ish-zyrtari i lartë ka vijuar replikën me Ramën, i cili i thotë kryeministrit se nuk ia mohon punët e bëra, duke shtuar se do të ketë dhe mendim ndryshe, pasi në të kundërt nuk ka kuptim që jetojnë në sistem demokratik.
“Nuk i mohon kush punet e bera aq me sh populli i thjesht qe ti vet thua nuk ja hedh njeri, por ama do kete dhe mendim ndryshe, athere çu kuptua qe jetojme ne sistem demokratik ?!.
Ketu mos harrojme qe je vet nje protagonist i se kundertes , ndaj per detyren e larte qe populli shumic te ka besuar i bie dhe te tolerosh , e jo dhemb per dhemb si i thone fjales. Une mendoj keshtu kuptohet si nje njeri i zakonshem i ketij vendi. Te shkofte mbare dita !”, komenton Havari.
Ish-drejtori i Policisë, Havari, replikoi me kryeministrin në postimin e tij mëgnjesin e sotëm, ku flet për rimbursimin e fishave të diabetit te fëmijët e prekur nga kjo sëmundje.
(Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtorit të policisë, Mit'hat Havari)
d.c./shqiptarja.com












