Alketa Hila është emëruar Administratore e Albpetrol në Fier. Ajo ka marrë dje këtë detyrë duke zëvendësuar Florian Muçajn, i cili u arrestuar pak ditë më parë nga SPAK për aferën e inceneratorin e Fierit.
Pozicioni i Alketa Hilës në drejtimin e Albpetrol është i përkohshëm deri në zgjedhjen e drejtuesit nga bordi i kompanisë dhe Ministria e Infrastrukturës.
Florjan Muçaj u arrestua nga SPAK për ‘shpërdorim detyre’, i cili ishte njëkohësisht anëtar i Komisionit të prokurorimeve.
Pak ditë më parë SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.