Krahas trafikut të drogës, qeveria po bën dhe trafik armësh. Akuza vjen për Report tv nga Arben Ristani.
 
Deputeti demokrat ishte në Ishëm së bashku me Edi Palokën, Flamur Nokën, Keltis Krujën dhe Alban Zenelin për të inspektuar personalisht zonën ku u rrëzua avioni i drejtuar nga italianin Guido Guidi që do të transportonte drogën.
 
"Shqetësuese është bashkë me drogën bëhet edhe trasporti i armëve. Terrorizmi lidhet shumë mirë dhe trafikantët dhe pjesa sshqetësuese është që janë bërë njësh me shtetin" tha ai.
 
Avioni piper ndodhet ende në zonë, I ruajtur nga policia, pak metra larg asaj që prezumohet të jetë pista e improvizuar për trafikimin ajror të drogës. Madje një zonë e saj është djegur qëllimisht për të shërbyer si pikë dallimi nga ajri.
 
Sipas ish ministrit të brendshëm Noka, pista 1.5 km e gjatë është krijuar jo më vonë se 30 ditë më parë dhe me ndihmën e policisë. Avioni është zhvendosur sipas tij për t’u fshehur mes bimësisë së zonës, por kjo tentativë është dekonspiruar në PD nga policët e pa korruptuar.
 
"3 km larg Rinasit karteli i drogës ka ndërtuar aeroportin e quajtur 'Saje Qorri'. Isha i pari që e denoncova, pasi policët e ndershëm nuk besojnë më te qeveria e kartelit" tha Noka.
 
Ekzistojnë të tjera pista në bregdetin e Adriatikut, të ngjashme për ngritjen e avionëve që u rrëzuan në Ishëm dhe Divjakë sipas PD-së.
 
Përzgjedhja e tyre në terrene vështirësisht të arritshme si ai i Ishmit, ndihmon në shmangien e pikasjeve nga forcat e rendit, në rastet kur këto të fundit nuk bashkëpunojnë.


deputetet e pd te pista avionit te rrezuar ishem

deputetet e pd te pista avionit te rrezuar ishem

deputetet e pd te pista avionit te rrezuar ishem

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com