Një ish gazetare e BBC-së është gjetur e vdekur në rrethana misterioze në një aeroport në Turqi. Jacqueline Sutton, e njohur si Jacky, vdiq në Aeroportin e Stambollit, rrugës për në Erbil, në Irak, raportojnë mediat turke.
Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së 50 vjeçares. Sipas mediave turke, miqtë e saj janë shprehur se gazetarja ka vrarë veten pasi kishte humbur një fluturim për në Erbil pasi nuk kishte para që të blinte një biletë tjetër.
Sutton ishte drejtoreshë e Institutit për Raportimin e Luftës dhe Paqes, një organizatë që ofron mbështetje për gazetarët dhe aktivistët që planifikojnë të veprojnë në zona lufte.
Vdekja e saj vjen 5 muaj nga ajo e parardhësit të saj, që mbeti i vrarë në Bagdad nga shpërthimi i një autobombe.
Sutton, që në të kaluarën kishte punuar edhe në Kombet e Bashkuara, fliste 5 gjuhë të huaja dhe po përfundonte një doktoratë me një tezë mbi mbështetjen ndërkombëtare të grave gazetare që punojnë në Irak e Afganistan.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com