Ish-gruaja e De Rossit-biznesmenit
'Jap 10 mijë € një shqiptari e të vras'

Ish-gruaja e De Rossit-biznesmenit<br />'Jap 10 mijë € një shqiptari e të vras'
ITALI - Ish-bashkëshortja e lojtarit të Romës, Daniele De Rossi është në arrest shtëpie pasi akuzohet për pengmarrjen e një biznesmeni dhe torturimin e tij. Gjykatësi i cili po heton Tamara Pinsoli-n, thotë se ajo ka personaliteti narcisteje dhe përpiqet të mbizotërojë dhe manipulojë të tjerët për interesat e saj.

Ngjarja ka si shkak 85 mijë euro, të cilat Pinsoli ia ka dhënë biznesmenit për t’i investuar dhe më pas ka kërkuar që t’i kthej 150 mijë euro, raportonë "Il Messaggero".

Pasi biznesmeni ka refuzuar të kthejë paratë, Pisnoli e ka kërcënuar me këto fjalë: “Ti e di që të vras. Paguaj një shqiptar dhe të vret! Mjafton t’i jap 10 mijë euro!"

Por, 31-vjeçarja në polici ka deklaruar se kjo ishte një batutë dhe provokim, dhe nuk ishte kërcënim për jetën.

31-vjeçarja Pisnoli ishte e martuar me De Rossi-n në vitet 2006-2009. Çifti ka dhe një vajzë të quajtur Gaia. Pas divorcit, De Rossi u martua sërish me Sarah Felberbaum. Fotoja e Tamara Pisnoli në makinën e policisë dhe pranga në duar ka bërë xhiro në internet.

Marrë nga "Shekulli"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori