Ish-Hotel Dajti, një nga hotelet më të hershëm dhe luksozë të qytetit të Tiranës, i lënë për shumë kohë në harresë, do të rikonstruktohet së shpejti.

 Ky njoftim u bë nga Banka e Shqipërisë, e cila bën me dije se punimet do të fillojnë së shpejti dhe pritet të mbarojnë për rreth 3 vjet.

Rikonstruktimi vjen si nevojë e Bankës së Shqipërisë në shtimit të ambienteve për arsye të zgjerimit të aktivitetit të saj, por do të sjelli gjithashtu edhe rikthimin e të gjitha vlerave historike e kulturore që kjo ndërtesë ruan në memorien e kryeqytetit.

Kati i parë i saj do të ruajë të njëjtat ambiente funksionale si dikur në shërbim të qytetarëve dhe të hapura për publikun.

Ndërsa pjesa tjetër e godinës, do të përshtatet në funksion të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë.

I projektuar nga arkitekti Italianë me famë, Gherardo Bosio, Hotel Dajti është vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, veçanërisht përpara viteve '90-të, kur ai ishte ndalesa kryesore e të huajve që vizitonin Shqipërinë.

[gallery]22630[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com