TIRANE – Një egjiptian që për vite ka qenë i burgosur në Guantanamo para se të transferohej në Shqipëri, tha dje se dëshironte të rikthehej të jetonte në vendin e tij të lindjes, por autoritetet shqiptare nuk ja lejojnë këtë.
Sherif El Meshad, 35 vjeç, deklaroi se autoritetet në Tiranë nuk i kanë dhënë asnjë shpjegim përse ai dhe gruaja e tij shqiptare me të cilën ka edhe një fëmijë nuk mund të largohen nga Shqipëria. Ai shpjegoi se ambasada egjiptiane e ka siguruar Shqipërinë se ai nuk do të përndiqet apo diskriminohet nëse rikthehet në Egjipt.
“Unë kam dalur i pafajshëm nga Guantanamo dhe mbi mua nuk ka asnjë çështje pezull në Egjipt. Do doja që qeveria shqiptare të kuptojë të drejtën time për një rikthim në jetën normale në Egjipt tani që regjimi i Mubarak ka rënë”, tha ai.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, tha se nuk kishte asnjë koment për çështjen.
El Meshad u ndalua në Afganistan dhe u mbajt për 8 vjet në një bazë ushtarake amerikane në Kubë pasi dyshohej për lidhje me terrorizmin. Pasi akuzat ndaj tij ranë, ai u dërgua në Shqipëri para dy vjetësh dhe jeton në Tiranë, ku mbajti edhe një konferencë për shtyp për të përshkruar situatën e tij.
Katie Taylor, e shoqërisë Reprieve që po ndihmon ligjërisht El Meshad, tha se do të vazhdojë të bisedojë me autoritetet shqiptare dhe ato egjiptiane. “Është koha për ta lënë të largohet”, tha ajo.
Ndonëse Shqipëria nuk deklaron përse El Meshad nuk mund të udhëtojë drejt Egjiptit, Taylor tha se Guantanamo Bay është ende një “çështje politike” në Shtetet e Bashkuara dhe se Tirana i trembet dëmtimit të lidhjeve të ngushta që ka me Washington-in nëse pranon kërkesën e El Meshad.
Shqipëria ka pranuar 11 ish-të burgosur në Guantanamo që prej vitit 2006 – asnjëri prej tyre shqiptar. Taylor tha se vende të tjera si Italia, Sllovakia dhe Gjeorgjia kanë lejuar shumë prej ish-të burgosurve në Guantanamo të rikthehen në shtëpitë e tyre.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com