Kërcënimet 'me publikim të fotove intime në rrjetet sociale' tashmë janë bërë "modë". E kjo ndodh pikërisht kur një çift po ndahet apo ka ndërprerë marrëdhënien mes tyre. Një vajzë nga Shkodra ka bërë një kallëzim për ish të dashurin e saj pasi ai e kërcënonte se do ti publikonte fotot e tyre intime në rrjetet sociale.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, SH.D., banuese në Shkodër është paraqitur në rajonin e policisë dy ditë më parë dhe ka bërë kallëzim, se E.H., me të cilin ka pasur një lidhje intime, e ka kanosur se do publikoj në rrjete sociale foto që kanë bërë bashkë.

Blutë e Shkodrës kanë shpallur në kërkim të riun me inicialet SH.D i cili akuzohet për veprën penale “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)