TIRANE- Gazeta “Shqiptarja. com” zbardh sot detaje të reja rreth incidentit të djeshëm para Parlamentit, kur deputeti i Partisë Demokratike Ilir Rusmali, njëherësh kryetari i Komisionit të Ligjeve u qëllua me grusht nga ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko.
"Shqiptarja. com" shkruan se incidenti kishte ndodhur pasi Bejko, ishte i hidhëruar nga vdekja e mikut të tij Grigor Zaharia, për të cilin dje po zhvilloheshin homazhet në selinë e institutit të të Përndjekurve Politikë, por dhe nga hidhërimi për mos marjen e dëmshpërbilimit financiar nga shteti për vitet e burgut.
Lirak Bejko u arrestua menjëherë dje nga efektivët e komisariatit nr.1, ku në prangat e policisë ra shtetasi Gjergji Ndreca, i cili kundërshtoi blutë për ndalimin e shokut të tij.
Mësohet se deputeti i Partisë Demokratike nuk ka pranuar të depozitojë denoncim ndaj ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko. Të paktën deri në orët e mbrëmjes së djeshme, strukturat e policisë thanë se nga ana e deputetit nuk është bërë asnjë kallëzim ndaj ish-të përndjekurit, 47 vjeçarit Lirak Bejko. ( ne foto Gjergj Ndreca, njeri prej te arrestuarve per incidentin e djeshem me Ilir Rusmalin)
Detaje te metejshme mund ti lexoni sot ne gazeten "Shqiptarja.com"
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com