SHKUP- Në një shkrim në të përditshmen maqedonase "Dnevnik” Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit. Ata vijnë pas serbëve dhe kroatëve në Ish-Jugosllavi.
Kjo gazetë, siç informon Ina, shkruan se një numër i madh i viktimave shqiptare janë spiunuar kryesisht nga bashkëkombasit e tyre bashkëpunëtor të shërbimit sekret. UDB aktivitetin e saj kryesor gjatë sistemit të kaluar e kishte përqëndruar tek shqiptarët dhe zhvillimin e situatës të ndërlidhur me statusin e tyre në Kosovë, dhe në ish-republikat e tjera jugosllave.
Analistët politik kanë theksuar për gazetën se për shërbimet sekrete në agjendë ka qenë diaspora shqiptare dhe shoqatat e tyre.
/Shqiptarja.com