Ish-këshilltari i Nishanit me sytë nga
SHBA: Shporrni mafien nga pushteti

Ish-këshilltari i Nishanit me sytë nga<br />SHBA: Shporrni mafien nga pushteti
TIRANE - Piro Ahmetaj ish-këshilltari për Mbrojtjen pranë Presidentit të Republikës, ka reaguar përsëri lidhur me dorëheqjen e tij pas përplasjeve me deputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Ai shprehet se ka besim që SHBA-ja do të arrijë të largojë mafien nga pushteti, duke sulmuar përsëri mazhorancën.

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Ahmetaj thotë se do të japë kontribut të vazhdueshëm që vendi të shpëtojë nga ky udhëkryq.

 “Nuk ka asgjë për sorrows&complaints, veç një vetëpërcaktimi të ngahershëm për të refuzuar regjimet, qofshin këto edhe “olivarkitë e diçitalizuara”! Jam në paqe me veten se kam bërë pjesën time dhe Ju siguroj se në “lirinë standardet/prangat zyrtare” – do të kontribuoj me më shumë përgjegjshmëri që të tejkalohet ky udhëkryq kritik i atdheut tonë të përbashkët! Jam i bindur se me ndihmën e SHBA do mundemi t’ia dalim, siç ja doli Italia e viteve 80-90, që shpëtoi nga mafia në pushtet!” - shkruan Ahmetaj.

Ish-këshilltari i Presidentit thotë se kjo që i bëhet, është një gjyq shembullor.

 “Ju falënderoj përzemërsisht për mijëra mesazhe, vëmendjen, solidaritetin, rezervat dhe mbështetjen që keni ndarë me mua gjatë “gjyqit shembullor për tradhtinë e lartë për statusin në FB”, dhe jo vetëm!”, -shkruan veç të tjerash, Piro Ahmetaj. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open