Ish këshilltari i Presidentit: Braho
plaki rrjedhur,e padis për shpifje 

Ish këshilltari i Presidentit: Braho<br />plaki rrjedhur,e padis për shpifje 
Ish këshilltari I Presidentit, Piro Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të ngritura prej kreut të komisionit Parlamentar të sigurisë Spartak Braho dhe deputetit socialist Arben Çuko. Në një reagim në facebook, Ahmetaj deklaron se do të përballet me deputetin Çuko në gjykatë duke e akuzuar për shpifje, ndërsa Brahon do ta padisë për shpërdorim Detyre.

Deklarata e plotë
Në vijim, të dinamikes së qëndrimeve publike në lidhje me statusin “agjitacion e propagandë në f.b»– për respektin Tuaj (mëshirë për lukuninë e diarresë gojore!!) si dhe për të qetësuar shtetarët, që u keq-devijuan në “ndëshkimi i institucionit të fjalës”, dhe jo me faktet dhe rreziqet që kërcënojnë përditë stabilitetin e shoqërisë, më duhet të ri-qartësoj sa vijon:

Së pari, nuk kam ikur « me bisht në shalë», siç dërdëllis një apo disa të lajthitur nga pleqëria, nga paranoja e krimeve në kohën e komunizmit, lidhjet me oligarkët e sofistikuar dhe mediokriteti për tu mëshiruar. Kështu, Kryetari KSK dhe deputeti çuko do të përballen në gjykatë me ligjin, për "shpifje dhe denigrim" dhe në vijim vetëm shoku Braho do përballet me “shpërdorim të detyrës”, pasi i këshilluar nga një kolegu&miku im, konfirmoj se nuk do bëj padi për një ish-ofCer, megjithëse i keq-përdorur dhe mediokër më keq se mbiemri në italisht (kërriç)!

Së dyti, nuk kam ikur “me bishte në shalë”, por ri-konfirmoj se thelbi i kërkesës për “dorëheqje nga detyra dhe kërkesa për dalje para kohe në rezerve” është Integriteti dhe standardet perëndimore të Zyrtarit dhe ushtarakut të lartë (gjeneral), pasi në bindjen time ky funksion&gradë nuk mundet të ushtrohet me integritet të cunguar nga një akuzë e rendë bërë nga Kryetari dhe një anëtar i KS.

Së treti, nuk kam ikur “me bishte në shalë”, por kam artikuluar publikisht, që përbërja “vajmedet e KSK", mbetet më i diskredituari dhe më i frikshmi në historinë e parlamentarizmit të RSH, në NATO, dhe jo vetëm përjashto Bjellorusi, dhe Korenë e Veriut, dhe kohen e bllokmenëve të rrëgjimit mostër.

Së katërti, nuk “kam ikur me bisht ne shale”, - por kam konfirmuar përgjegjshmërish, se: “përmbyllja e përkohshme e një marrëdhënie burokratike, me ndihmon për të qenë një zë me “arsye të fortë”, dhe premtoj publikisht se jam më i vendosur se kurrë dhe do vijoj të kontribuoj edhe me më shume përkushtim dhe profesionalizëm për modernizimin e sistemit të sigurisë jo në dobi të oligarkëve të sofistikuar, por në shërbim të qytetarëve, prosperitetit të shoqërisë dhe interesave strategjike mbarëkombëtare”!

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë