Ish-këshilltarja e Moisiut:Rama tani
do tregojë sa e ka ‘locus of control’

Ish-këshilltarja e Moisiut:Rama tani<br />do tregojë sa e ka ‘locus of control’
HOLLYWOOD - Ish-këshilltarja e presidentit Alfred Moisiu, Iris Halili, një kohesisht edhe ish-pedagoge në Fakultetin e Filologjise, dega Letërsi në UT ka analizuar nga SHBA, ku ajo jeton tashme, psikologjinë e një lideri para marrjes së një vendimi, duke iu referuar Edi Ramës.

"Nese Edi Rama ka nje 'locus of control' te brendshem ai do t'i besoje instiktit te tij, vizionit te tij dhe do te marre nje vendim te pandikuar nga asnje faktor i jashtem. Nese Edi Rama ka nje 'locus of control' te jashtem ai do te veproje i influencuar nga zerat qe vine nga poshte dritares se tij, apo ne telefonin e tij. Te jem e sinqerte deri ne fund, personalsiht besoj se pozicioni i kryeministrit eshte shume i veshtire, pasi zera te ndryshem kane kerkesa krejt te ndryshme. Ndaj dhe mund te thuhet se sot me shume se kurre do te shohim kush ne te vertete eshte Edi Rama, ne vlera te tij personale si dhe ne cfare shkalle e ka ai ‘locus of control’ te jashtem apo te brendshem, si dhe sa eshte ai ne gjendje te beje balance me te", thote Halili.

Ajo ka analiziar edhe konceptin "locus of control": Ka shume faktore qe ndikojne ne vendimet e nje lideri, por nder to faktoret me te rendesishem mbeten vlerat e tij personale. Kuptohet ne castet e marrjes se vendimit lideri provon emocione jo te mira, pasiguri, stres apo humbje kontrolli. Mbi te gjithe faktoret ne çastet e vendimarrjes faktori qe luan me shume rol eshte i ashtuquajturi ‘Locus of control’, i pershtatur ne shqip si ‘pozicioni ndaj kontrollit’, i cili mund te jete i brendshem ose i jashtem. Individet me ‘locus of control’ te jashtem besojne se vendimet e tyre jane pertej kontrollit te tyre, ndersa individet me 'locus of control' te brendshem besojne se ata mund te kontrollojne gjerat perreth dhe jane te gatshem ta bejne kete, si dhe te marrin pergjegjshmeri per veprimet e tyre.

Megjithese vlerat personale te liderit, me ne krye ‘locus of control’, mbeten paresore ne vendimet e cdo lideri, ne castet decisive te marjes se nje vendimi ka shume rendesi konsensusi i krijuar rreth liderit. Sa ai aprovohet apo dekurajohet, ne marrjen e nje vendimi, nga njerezit qe ka perreth.

Faktori i trete i rendesishem ne castet e vednimarrjes eshte aftesia e liderit per te qene transformues. Kujtoni qe pjesa me dermuese e liderve kur kane marre vendime te rendesishme dhe qe kane transformuar vendet e tyre, kane hasur ne nje rezistence jo te paket nga mjedisi perreth", përfundon analizen Ish-keshilltarja e presidentit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit