Ish-kampioni i boksit, Muhamed Ali
në spital për shkak të pneumonisë

Ish-kampioni i boksit, Muhamed Ali<br />në spital për shkak të pneumonisë
Ish-kampioni botëror i boksit, legjenda Muhamed Ali u shtrua në spital me pneumoni, njoftoi zëdhënësi i tij. "Muhamed Ali ka një pneumoni të butë. Shëndeti i tij është i qendrushëm dhe pritet që së shpejti të dalë nga spitali," tha zëdhënësi i tij Bob Gunell para mediave.

Me kërkesë të familjes së ish-boksierit, Gunell nuk pranoi të zbulojë se në cilin institucion shëndetësor është vendosur Muhamed Ali.

Muhammad Ali është 72 vjeç dhe vuan nga sëmundja e Parkinsonit. Ai ishte boksieri i parë që fitoi tre herë kampionatin botëror të boskit në kategorinë e rëndë. Titullin e mbrojti me sukses 19 herë.

Cassius Marcellus Clay ndërroi emrin në Muhammad Ali në 1964 pasi pranoi Islamin.

Famën botërore e arriti me shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme të lëvizjes dhe aftësinë për të goditur fuqishëm. Muhamed Ali konsiderohet si një nga sportistët më të mëdhej në histori.



Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit