Ish komandanti i UÇK: Protesta e sotme në Kosovë ia arriti qëllimit! Edhe nesër do ketë tubim në Hagë për vendosje drejtësie

 

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha thotë se qytetarët ia kanë arritur qëllimit me pjesëmarrjen masive në Kosovë për krerët e UÇK që dalin nesër para gjykatës së Hagës. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se i njëjti tubim do të mbahet edhe nesër nga emigrantët në Hagë.

“Protesta e sotme ia ka arritur qëllimit, bazuar në pjesëmarrjen masive të qytetarëve është treguar se ende luftojnë për drejtësi dhe kanë mbështetje për të vendosur drejtësi për personalitetet që kanë drejtuar luftën. Dita e sotme ka dëshmuar se shqiptarët mbështesin drejtësinë dhe kjo dalje s’ka qenë kundërshtim për gjykatën si organizëm por vetëm për çështjen e drejtësisë.

Edhe në Hagë do të ketë në tubim të njëjtë. Besoj se do të ketë të njëjtin mision dhe qëllim për vendosje të drejtësisë. Gjykata duhet të ketë në konsideratë që të mos përdorë të dhënat e shërbimit sekret serb dhe prokurorët serb. Duhet të reflektojmë, mesazhet që po jepen. Të reflektohet për të drejtën e atyre që po mbahen se lufta e UÇK ka qenë e drejtë për liri”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK në Hagë, Kosova 'Marshon për drejtësi'! Prishtina mbushet me ngjyrat kuqezi (FOTO+VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?