Ish-komando të ushtrisë u rekrutuan për të luftuar krah ISI në Siri
 

Ndër shqiptarët e rekrutuar për të luftuar në Siri krah ISIS janë dhe ish pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Ky fakt është zbardhur nga hetimet e Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit. Sipas dokumentit të hetimeve dhe përgjimeve ndaj imamit Almir Daci, rezulton se ai ka rekrutuar dhe ish Komandon e ushtrisë shqiptare Erjon Alinj, një i ri nga fshati Leshnicë i Pogradecit, aty ku Daci ka shërbyer si Imam. Në materialin hetimor flitet se është rekrutuar edhe ish-Komandoja Lavdërim Perleka, i identifikuar në një foto, ku është analizuar vdekja e shqiptarit Diamant Rrash.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0